Aktori i humorit, Albano Bogdo ka reaguar sërish në lidhje me deklaratat e tij ndaj Beatrix dhe Alban Ramosajt. Përmes një video në Tik Tok, Bogdo është justifikuar se nuk ka bërë asgjë për të kërkuar falje ndaj dyshes, pasi sipas tij ai vetëm ka raportuar një lajm që ka ndodhur, gjatë emisionit të tij satirik.
Sakaq shton se rrjeti e ka kryqëzuar me pa të drejtë ku citon: “Për 1 fjali që thash, për një fjali ku nuk kam gënjyer”.
“Dil kërko falje publike, dil bëj ashtu, dil kërkoji falje asaj gocës. Për çfarë t’i kërkoj falje? A e futa unë në Big Brother? A e shtriva dhe e zhvesha unë? Për çfarë? Unë raportoj lajm sepse kam një emision satirik. Shoh ndonjë gjë dhe e them aty. M’u çuan të gjithë moralistet e Shqipërisë, që në të vërtetë nuk kanë pikë morali si njerëz. Pikë morali, se unë i njoh më mirë se ju. U çuan të gjithë moralistat e Shqipërisë dhe më kryqëzuan mua sikur kam bërë 20 vrasje, sikur kam vjedhur 20 banka, a thua sikur kam vjedhur kombin. Për 1 fjali që thash, për një fjali ku nuk kam gënjyer. Por asaj vajzës jo tek e tek, por për shqetësimin publik që mund të ketë pasur, i kërkoj falje me shpirt për mesazhe që mund t’i kenë shkuar.
Vetëm për shqetësimin që mund të ketë pasur nga këta plehra këtu në Shqipëri, të cilët ishin të njëjtët që e shanin para dy vitesh”, shprehet Albano.