Thonjtë-shurup janë tendenca më e fundit e thonjve që i bashkohet trendeve të frymëzuara nga ushqimi. I duam ose i urrejmë, këto mikro trende po “pushtojnë” internetin. Me mbi 8 milionë shikime në TikTok dhe kërkime në Google në rritje, trendi i thonjve-shurup dëshmon se idetë e Koresë së Jugut janë gjithmonë cool.
Me thonj-shurup nënkuptohet aplikimi i shkëlqyesit – vetëm se shkëlqyesi aplikohet në një sasi të madhe në mënyrë që të krijojë efektin “shurup”. Ju mund të zgjidhni modelet ombre për një pamje edhe më të sofistikuar./Hej.al