Zhaklin Lekatari ka reaguar me një thirrje në rrjetet sociale në lidhje me personat terroristë, siç i quan ajo të gjithë personat që promovojnë vdekjen në rrjetet sociale.
Zhaklin në Instagram i ka bërë thirrje ministrit të Brendshëm, Taulant Ballës ku shkruan: Kur do të merrni masa për terroristët shqiptarë që promovojnë vdekjen dhe terrorizmit.
Sakaq shton se duhen ndaluar komentuesit në rrjetet sociale që promovojnë hapur bindjet kundër njerëzimit.