Sara Hoxha, një nga aktoret e “Në kuadër të dashurisë”, u shfaq pa partnerin, Ledri Vulën, në premierën e filmit. “Ledri ka qenë shumë mbështetës,” iu përgjigj Sara Blendi Salajt në tapetin e kuq. “A do të vijë Ledri?” pyeti Blendi. “Ta shohim” u shpreh ajo.
Por, mesa u duk, Ledri nuk ishte i pranishëm në premierë, të paktën në tapetin e kuq. Një gjë e tillë habiti jo pak njerëzit. “Ledri duhet të ishte i pranishëm sot për të, sepse është një projekt i rëndësishëm për Sarën. Pa dashur të gjykoj,” shkruan dikush në Instagram.
Ndërsa Ledri shfaqet në Instagram, në shtëpinë e tij duke u argëtuar me disa të ftuar./hej.al