Janë përfolur shumë për një martesë të hapur (Ku të dy mund të kenë partnerë të tjerë) por Jada Pinkett Smith ka zbuluar se ajo dhe Will Smith janë ndarë prej 7 vitesh. Çifti është martuar në vitin 1997 dhe janë prindër të tre fëmijëve.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “People”, Jada ka folur hapur rreth marrëdhënies së saj dhe ka zbuluar gjithashtu se ajo dhe Will jetonin të ndarë në kohën kur aktori goditi me grusht Chris Rock në ceremoninë e Oscars, në vitin 2022.
“Në akoma jemi duke u përpjekur që ta shpëtojmë martesën tonë. Jemi duke punuar fort të dy bashkë. Kemi shumë dashuri për njëri tjetrin, thjesht duhet ta punojmë fort që ta kuptojmë këtë“.
Aktorja ka deklaruar se prej vitit 2016, ajo dhe Will jetojnë totalishit të ndarë dhe secili ka jetën e vet.
“Pse nuk po funksiononte… shumë gjëra. Por në vitin 2016, ne ishim shumë të lodhur nga përpjekjet e bëra për të shpëtuar martesën tonë. Mendoj se të dy ne fantazonim se si personi tjetër duhet të ishte”.
Megjithatë, ajo është shprehur: “Kam bërë një premtim që nuk do të ketë kurrë një arsye që unë edhe Will të divorcohemi, pra me letra. Do të punojmë për ta shpëtuar martesën tonë. Nuk kam qënë kurrë në gjendje ta thyej atë premtim”./Hej.al