Brokoli, kjo perime mund të ndihmojë pacientët diabetikë që të mbajnë nën kontroll glukozën. Një grup studiuesish kanë identifikuar një përbërës të pranishëm te brokoli që duket të jetë i dobishëm në luftimin e sëmundjes. Interesante për kërkimin farmakologjik është qasja me të cilën shkencëtarët në Universitetin Lund në Suedi kanë arritur të zgjedhin molekulën e pranishme në brokoli si një trajtim të mundshëm.
Kur flasim për mbrojtjen kundër kancerit, nuk është vetëm ajo që hamë, por edhe mënyra se si e gatuajmë. Instituti Amerikan për Kërkimin e Kancerit ka publikuar disa këshilla praktike gatimi për të përfituar sa më shumë nga vaktet tona.
Zierja me avull për 5 minuta është mënyra më e mirë për të ruajtur enzimën myrosinase të pranishme në brokoli, e cila është thelbësore për formimin e substancës anti-kancerogjene sulforaphane. Zierja e brokolit në avull për më shumë se pesë minuta, pjekja, mikrovala ose një metodë tjetër e shkatërron këtë enzimë, si dhe vetitë anti-kancerogjene të kësaj perime.
Shumica prej prindërve, i kanë parë fëmijët e tyre tek tundin kokën kur u duhet të hanë brokoli ose lakër. Mirëpo, çuditërisht të paktën 1 në 5 fëmijë që janë 2 vjeç kurrë nuk i kanë provuar perimet, thotë një studim i ri. Studimi ka arritur në përfundimin se disa prindër janë lodhur aq shumë me betejën e përditshme për t’i ushqyer fëmijët me perime, saqë kanë ndaluar së provuari./Hej.al