Studimet tregojnë se pijet e nxehta mund të ndihmojnë në lehtësimin e përkohshëm të simptomave të tilla si rrjedhja e hundës dhe dhimbjet e fytit. Kur bëhet fjalë për kafenë, natyra e nxehtë e pijeve nuk mjafton për ta bërë atë një opsion krejtësisht pozitiv pijeje kur jeni të sëmurë.
Kafeja ju mban zgjuar, por trupi juaj ka nevojë për pushim kur është i sëmurë. “Pra, kafeina është një stimulues dhe ndoshta nuk do të ketë ndonjë efekt në rrjedhën klinike të një ftohjeje ose gripi, natyra stimuluese e kafeinës mund të jetë kundërproduktive,”-thotë ekspertja e shëndetit Suan Hassig.
Kur keni të bëni me një infeksion viral, një nga gjërat që duhet të bëni është të pushoni shumë. Gjumi ndihmon trupin tuaj të rikuperohet nga këto viruse dhe duke qenë se kafeja supozohet t’ju mbajë zgjuar, mund ta bëjë më të vështirë marrjen e gjumit që ju nevojitet. E njëjta gjë vlen edhe për pijet energjike, të cilat shpesh përmbajnë më shumë kafeinë se një filxhan kafe. Shumë kafeinë mund të jetë e keqe për ju, pavarësisht nëse keni grip. Plus, kafeja mund t’ju shqetësojë stomakun. Disa nga këto infeksione, jo aq ftohja, por gripi, ndonjëherë mund të shkaktojnë simptoma gastrointestinale dhe rëndimi i të gjithë këtij sistemi nga stomaku tek zorrët nuk është një ide e mirë./Hej.al