Nëse nuk po e lexoni këtë artikull nga shtëpia, do të thotë që nuk jeni një nga 60 milionë njerëz që e konsiderojnë këtë datë si ditë tersi dhe refuzojnë të lëvizin nga shtëpia me idenë se mund t’u ndodhë diçka e keqe. Studime të ndryshme kanë treguar se “e premtja e tersit” është një nga besëtytnitë më të përhapura në botë, njëkohësisht një ndër më të diskutuarat.
Si lindi besimi se kur e premtja bie në datën 13 të muajit është ters? Diskutimi është i hapur.
Trembëdhjeta përgjithësisht konsiderohet ters dhe ngjarja më famëkeqe e këtij numri vjen nga Bibla. Juda, i cili tradhtoi Jezusin, ishte mysafiri i 13 që u ul në Darkën e Fundit. Nga ana tjetër, as e premtja nuk konsiderohet si ditë e mirë, referuar edhe kryqëzimit të Jezusit në po të njëjtën ditë. Në Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera, e premtja njihej si Dita e Xhelatit, sepse ekzekutoheshin njerëzit e dënuar me vdekje. Të tjerë i referohen ditës kur mbreti Filip IV ekzekutoi me qindra kalorës pjesëmarrës në kryqëzatat e Jeruzalemit.
Fobia nga dita e premte, datë 13 njihet si Paraskevidekatriaphobia dhe është bashkim i dy fobive: fobia nga numri 13 dhe fobia nga dita e premte.
Përsa i përket numrit 13, është një nga besëtytnitë më të përhapura sa gjerësisht nëpër pallate ndodh të mos shënohet kati i 13. E njëjta gjë edhe me avionët ku në disa raste nuk ka vende me numrin 13. Njerëzit refuzojnë të udhëtojnë në këtë datë dhe avionët nisen thuajse bosh./Hej.al