Nga Lira Gjika
Gjyshi bisedonte me nipin dhe mbesën:
-Vetëm njeriu mund të notojë kundër rrymës dhe njëkohësisht të kërkojë për të gjetur dru për të ndërtuar varkën edhe pse nuk shikon asgjëkund dru.
-Ua çfarë thua gjyshi, po si do ta ndërtojë varkën kur nuk ka dru ?
-E kuptoj që e keni të vështirë ta kuptoni, por ja që mendja e njeriut kështu funksionon. Këto fjalë i ka shkruar një filozof dhe ata duhen dëgjuar e lexuar sepse kur lexon librat e tyre vë mendjen në punë dhe vërtet i gjen drutë për të ndërtuar varkën dhe në të njëjtën kohë ecën kundër rrymës. Arritjet e njeriut në shkencë vërtetojnë pikërisht këto fjalë që ka shkruar ky filozof.
Sa më e madhe të jetë vështirësia aq më mirë funksionon mëndja e njeriut. Edhe ju të dashur mbesë dhe nip duhet të bëheni të zot. Mëndja e njeriut funksionon shumë mirë kur ka vështirësi, prandaj nuk duhet të trembeni nga ato. Nuk duhet të përtoni, por të këmbëngulni që të realizoni detyrën që i keni vënë vetes. Mendjes i duhen vështirësi që të mund të funksionojë dhe çelësat e funksionimit janë te gjuha, fjala dhe mendimi, prandaj të dashur mbesa ime dhe ti nipi im, duhet të mësoni e të lexoni që truri dhe mëndja juaj të rriten të shëndetshëm.
-Gjyshi ti thua gjëra të çuditshme.
-Po juve ju pëlqejnë këto gjëra që ju them unë?
– Po gjyshi po./hej.al