Muzeu i famshëm i Luvrit është detyruar të mbyllet të shtunën, pasi sipas policisë franceze, ka marrë kërcënime për bombë. Vizitorët brenda muzeut janë evakuuar menjëherë. Luvri, është shtëpia e kryeveprave botërore dhe mirëpret rreth 30,000-40,000 vizitorë çdo ditë. Një zëdhënës u shpreh për Agence France Presse (AFP) se kanë “marrë një mesazh me shkrim, i cili thoshte se kishte një rrezik të madh për muzeun dhe vizitorët”. Ai tha se vendosën që ta konsideronin si një alarm dhe të merrnin masat e nevojshme.
Franca është vënë në gatishmëri të lartë për sulme të mundshme terroriste. Një profesor u ther me thikë dhe disa persona të tjerë u plagosën të premten në një shkollë në Arras dhe ekziston shansi që të ketë të tjera pasoja.
Frika për një sulm që vjen prej konfliktit Izrael – Hamas, ka pushtuar Francën, e cila ka qenë mjaft e sulmuar nga terroristët. Presidenti, Emmanuel Macron është shprehur se Franca po përgatitur, duke u bërë thirrje qytetarëve të “qëndrojnë krah për krah dhe të bashkuar”, ndërkohë qeveria e ka rritur për 7.000 numrin e forcave të sigurisë në vend, pas sulmit të së premtes./Hej.al