Shpesh herë besojmë se sa herë bëjmë pastrim të përgjithshëm në shtëpi, zhduket çdo lloj papastërtije dhe çdo mikrob. Por a është vërtet kështu? Shumë mikrobe të dëmshme mund të “fshihen” në vende që nuk do e mendonim ndonjëherë. Peshqirët dhe çarçafët janë disa prej objekteve që ne i përdorim çdo ditë, pa dyshuar se çfarë mund të fshihet brenda tyre.
Në një studim në Mbretërinë e Bashkuar 50% e djemëve dhe burrave beqarë i lanin çarçafët 1 herë në katër muaj. 12% pranojnë se i lajnë sa herë ju vjen në mend. 62% e vajzave dhe grave beqare i ndërronin çarçafët, e ndërsa çiftet 1 herë në tre javë.
Të ftuarat në Livingroom nga Brunilda Lahe këtë të shtunë ishin Eda Bano sipërmarrëse, Teuta Borova blogere udhëtimi dhe Arjola Shehu moderatore, të cilat diskutuan se sa shpesh lahen apo ndërrohen çarçafët.
“Jeta sot është bërë tepër e vrullshme, që nuk i ngjan jetës në të kaluarën dhe atë se çfarë bënin nënat tona. Në oborret e shtëpive të Tiranës më parë shihje çarçafët të bardhë e të pastër. Sot dita ikën më shpejt dhe për pasojë gratë nuk kanë më aq shumë kohë”,u shpreh Borova.
Moderatorja Shehu u shpreh se në bisedat e saj me miket nuk bie fjala për të folur rreth punëve të shtëpisë dhe aq më pak për ndërrimin e çarçafëve.
Sipërmarrësja Bano tregoi se i ka ndodhur shpesh herë gjatë udhëtimeve të saj t’i ndodh që të gjej çarçafë të papastër në dhoma të hoteleve.
“Unë vetëm kohët e fundit kam mësuar të përdor lavatriçen, u detyrova për shkak të mungesës së punonjëses, por zbulova se nuk ishte aq e vështirë sa e kisha menduar dhe sa e komplikojnë njerëzit.”, tha Bano.
Të ftuarat u shprehën se njerëzit gjejnë kënaqësi kur shohin çarçafët e pastër të hoteleve, të cilët janë pa rrudha dhe të shtrirë fortë, sekreti i të cilëve është mungesa e zbutësit të rrobave gjatë larjes. ndërsa temperatura ideale e larjes është 60 gradë.
Moderatorja Shehu u shpreh se në Shqipëri nuk janë aq të kujdesshëm në pastrimin e çarçafëve.
Sipërmarrësja Bano u shpreh se gjatë udhëtimeve në Azi është shumë e vështirë të gjesh ambiente të brendshme të pastra sa në Shqipëri. E ndërsja blogerja e udhëtimeve Borova tha se në mendje i kishte mbetur eksperienca me vjehrrën e saj gjermane, e cila kishte një dollap të sistemuar mirë dhe në një mënyrë të rregullt të çarçafëve dhe peshqirave të shtëpisë së saj./Hej.al