Kryeredaktorja e revistës Living dhe Living.al Santana Çomora ishte e ftuar këtë të shtunë në Livingroom nga Brunilda Lahe, për të folur rreth kodit të veshjes dhe stilit që na duhet për një imazh të bukur. Santana njihet për garderobën e saj lëvizëse dhe përshtatjen e veshjes për çdo event apo takim që i duhet të realizojë brenda ditës.
“Kam një stil chic, urban chic, por varion nga punët që kam për të bërë. Dikur kam qenë pas ngjyrave të forta, e ndërsa sot jam më afër ngjyrave neutrale, kafe, bezhë, kamel. Po ashtu edhe tek aksesorët nuk jam tek ato që bërtasin, por te aksesorët në stil. Më shumë më pëlqejnë gjërat e çmuara. Parfumi nuk duhet të jetë dominan. Në zyrë ose jo, jeleku është trendi i momentit dhe një detaj që unë nuk e lë asnjëherë pa e veshur.
Xhaketa është një simbol i veshjes bazë, që nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj. Xhaketa e zezë, pana dhe velvet janë ato të duhurat që ju nxjerrin gjithmonë nga situata.
Këmisha e bardhë është një veshje që mund të stilohet në forma të ndryshme dhe e ruan stilin në të gjitha rastet. Victoria Beckham edhe në dokumentarin e saj ka veshur një këmishë të bardhë, një veshje që e përfaqëson.
Pardesyja nuk del asnjëherë nga moda. Kjo është një veshje që ka ardhur nga meshkujt, por është stiluar duke ardhur më femërore në detaje. Pardesoja mund të jetë lëkurë, velvet, ose materiale të tjera që mund t’i përshtaten stinës pranverore, ose vjeshtake.
Kur na thonë: “eja e veshur siç je”, puna vështirësohet.
Gjithmmonë duhen një palë pantallona të zeza dhe një këmishë e bardhë për të mos gabuar. Në çdo rast me të bardhë dhe pana je korrekte për t’u paraqitur siç duhet. Veshja është investim.”, u shpreh Çomora./hej.al