Sot është një dit shiu, kështu që mos dil pasdite, por përvish mëngët dhe përgatit kekun e vjeshtës me mollë, arra dhe rrush të thatë.
PËRBËRËSIT: 200 g miell 00, 100 g sheqer, 200 ml qumësht, 2 të verdha vezësh, 3-4 mollë, 70 g gjalpë në temperaturë ambienti, 1/2 pako pluhur për pjekje, 50 g arra të grira, 50 g rrush i thatë, si dhe pak sheqer pluhur.
PËRGATITJA: Vendosni fillimisht rrushin e thatë në një enë me ujë të ftohtë që të zbutet për disa minuta. Në një tas të madh rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të formohet një krem dhe shtojmë sipas radhës qumështin, miellin, pluhurin pjekës dhe gjalpin. Vazhdojmë t’i përziejmë derisa të krijohet krijohet një masë homogjene. Së fundmi shtojmë rrushin e thatë pasi e kemi fshirë me letër kuzhine, arrat dhe mollët e prera në feta të holla. E përziejmë mirë përbërjen dhe e vendosim në tavën e lyer paraprakisht me gjalpë dhe miell dhe piqeni në furrë të parangrohur në 170°C për rreth 50 minuta. Spërkateni me sheqer pluhur dhe shërbejeni. Ju bëftë mirë!