Jodi është një lëndë ushqyese jetike në shtatzani. Ai ndihmon në zhvillimin e shëndetshëm të trurit dhe sistemit nervor para lindjes, tek të porsalindurit dhe fëmijët e vegjël. Jodi ndihmon në zhvillimin e koordinimit, vigjilencës dhe shqisave. Për këtë arsye, është e rëndësishme që gratë të marrin mjaftueshëm jod para konceptimit, gjatë shtatzënisë dhe gjatë ushqyerjes me gji.
Në shumicën e popullatës, përmbajtja e jodit në dietë priret të jetë nën sasinë e rekomanduar. Kjo mund të çojë në marrjen e pamjaftueshme të jodit tek gratë shtatzëna.
Njerëzit e depozitojnë jodin në tiroide dhe gjatë shtatzënisë tiroidja është shumë më aktive, duke prodhuar rreth 50% më shumë hormone tiroide. Megjithatë femrat kanë nevojë për jod shtesë gjatë shtatzënisë. Kjo shëben për të prodhuar hormone të mjaftueshme për të mbështetur zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës.
Aktiviteti i tiroides kthehet në normalitet kur ushqehet me gji. Por rekomandohet një suplement jodi sepse foshnjat që ushqehen me gji e marrin të gjithë jodin nga qumështi i gjirit.
Sa janë nevojat ditore për jod në shtatzani?
Në protokolle të ndryshme rekomandohet që gratë të marrin 220 mikrogramë jod në ditë kur janë shtatzënë dhe 270 mikrogramë në ditë kur ushqehen me gji.
Meqenëse marrja e ushqimit nuk ka gjasa të jetë e mjaftueshme, rekomandohet një supplement ditor që përfshin 150 mikrogramë jod.
Pikërisht për shkak të jodit duhet të mësoni për disa fakte më pak të njohura të cilat kanë të bëjnë me shëndetin e nënës, por edhe të fëmijës që në zhvillimin embrional.
Drasanvi Granions sjell IODE, suplementin e jodit, i cili ndikon direkt në shëndetin e gjëndrave tiroide të nënës, si edhe në zhvillimin e drejtë dhe mendor të fetusit.
Si vlerësohen rezervat e jodit të një femre shtatzanë?
Metoda të ndryshme mund të përdoren për të vlerësuar statusin e jodit tek gratë shtatzëna, por më e përdorura dhe më e pranuar gjerësisht është vlerësimi i PIU. PIU është përqëndrim i jodit në urinë çasti. Me anë të këtij kampioni gjykohet për sasinë qarkulluese të jodit dhe nevojave suplementare që mund të nevojiten./Hej.al