Në emisionin e mëngjesit “7pa5” në VizionPlus ishte i ftuar At Nikolla Xhufka ku ndër të tjera moderatorën e kanë pyetur nëse ai është përdorues dhe sa kohë i kushton rrjeteve sociale.
At Nikolla është shprehur se ai është përdorues i rrjeteve sociale dhe i kushton rreth 2 orë në ditë leximit të lajmeve, publikimeve dhe komenteve në rrjete sociale. At Nikolla u shpreh gjithashtu se përveç Instagramit dhe Facebook-ut është edhe përdorues i TikTok-ut.
Gazetari Rahova e pyeti gjithashtu Atin se pse njerëzit thonë “O Zot” kur vriten edhe pse mund të mos jenë besimtarë. Por, At Nikolla u shpreh se kjo nuk është e vërtetë pasi zakonisht njerëzit kur vriten më shumë shajnë sesa thërrasin Zotin./Hej.al