Ndarja e papritur nga jeta e aktorit Matthew Perry ka qenë kryefjalë e mediave ndërkombëtare këto ditë, një tronditje e thellë për gjithë adhuruesit e tij. E teksa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan në vdekjen e Perry, familjarët kanë zbuluar dëshirat e tij të fundit para se të ‘mbyllte sytë’.
‘People’ shkruan se Perry donte të ndihmonte të tjerët që po luftonin me abuzimin me drogën përpara vdekjes së tij tragjike. Ylli i “Friends” planifikoi të krijonte një organizatë për të ndihmuar ata që vuanin nga problemet e abuzimit me substancat.
Në kujtimet e tij, ‘Friends’, ‘Lovers’ and ‘Big Terrible Thing’, Perry përshkroi problemet e tij të varësisë, duke shpjeguar se ai mori pjesë në rreth 6000 takime të Alkoolistëve Anonimë dhe shkoi në rehabilitim 15 herë.
Përveç kësaj, ai vlerësoi se shpenzoi rreth 9 milionë dollarë duke u përpjekur të çlirohej. Në vitin 2013, ai themeloi Perry’s House në rezidencën e tij në Malibu për burrat që vuanin nga alkoolizmi.