Fast fashion kushton pak? Jo në fakt. Fast Fashion i ka kostot e fshehura dhe në një mënyrë apo në një tjetër paguajmë ne, paguajnë brezat që do vijnë.
Gazetarja italiane Milena Gabanelli flet në një video pikërisht për këto kosto.
Sot, pronari i Shein, kompania number 1 e modës së shpejtë, është në 25 më të pasurit e Kinës. Ka arritur të fitojë deri në 1 miliardë në muaj. Ia ka kaluar në fitime Zara-s dhe H&M.
Po a ia vlen të blejmë veshje të modës së shpejtë, të lira dhe a janë vërtet aq të leverdisshme sa duken?
“Fast fashion dhe moda e shpejtë që kushton pak. Po sa pak? Të paguash 3 euro për një bluze dhe 7 euro për një kostum është me të vërtetë pak. Dhe dikush tjetër paguan për kostot që nuk duken. Marka e momentit është Shein. Dikush e shqipton ndryshe. Bëhet fjalë për një kompani kineze që ka lindur 15 vjet më parë për të shitur vetëm online dhe me pakicë.
Me kalimin e kohës u bë aq popullore, sa sot në treg vlen 60 miliardë dollarë.
Po si ia del që çdo ditë të ngarkojë në platformën e saj online 500 modele të reja, me kopje dhe i mbingarkuar nga paditë për plagjiaturë.
Konsumatorët, klientët e tyre të preferuar janë të rinjtë. Janë të fakt ata që frekuentojnë edhe më shumë faqen e tyre. Janë pikërisht ata që janë më të ndjeshëm dhe më aktivë në çështjet e mjedisit. Dhe e nisim nga këtu!
Impakti ambiental për të realizuar një bluze të vetme pambuku duhet mesatarisht 2.7 mijë litra ujë, sepse plantacionet duhet vaditur.
Mbetjet toksike në vend të përpunimit të të gjitha produkteve sintetike Shein, që janë kaq shumë, dhe që përmbajnë plumb PFAS, ftalate, përtej kufijve ligjorë, ndotin rrugët ujore.
Nga një anketë e CBC Marketplace del se këto copa nuk janë të sigurta kur bien në kontakt me lëkurën.
Të dhënat nga Fondacioni Helen McArthur çdo vit gjenerohen 92 milionë tonelata të mbetjeve të endura. Nga këto vetëm 15% arrijnë të riciklohen.
Pjesa më e madhe e saj vjen nga moda e shpejtë, sepse kushton pak dhe në bazë të cilësisë së dobët, blen më shumë, i përdor dhe i hedh më shpejt.
Ka një alternativë zgjidhjeje për gjithë këtë. Blini në tregun e të përdorurave. Janë edhe më origjinale.
Diferencën në fund e bën shuma e sjelljeve individuale që do zgjedhin ta shkatërrojnë planetin apo ta shpëtojnë atë”, shpjegon Gabanelli./Hej.al