Një restorant në Georgia, SHBA i detyron prindërit të paguajnë një shumë prej 50 dollarësh nëse kanë fëmijë të padisiplinuar dhe situata ka “ndezur” goxha debat në internet, sidomos pasi ngjarja u bë virale në Reddit.
Një familje, pasi kishte mbaruar darkën në këtë restorant, në momentin e pagesës ishin përballur me surprizën e papritur! Në menu shkruhej: “Tarifë shtesë për të rriturit që nuk dinë të jenë prindër!”
“Më kujtohet ky moment dhe në çast mendova se nuk ishte e vërtetë,” thotë mamaja, Lyndsey Landmann.
Ajo dhe bashkëshorti, Kyle, të cilët jetojnë në Florida shkuan në këtë restorant bashkë me katër familje të tjera, pra në tavolinë ishin gjithsej 11 fëmijë të moshave nga 3 deri në 8 vjeç.
“Fëmijët ishin ulur në njërin cep të tavolinës dhe ishin shumë mirë,” thotë Landmann. “Unë madje thashë në gjysmë të vaktit: “Nuk mund ta besoj se sa mirë po sillen ata”.
Pas ëmbëlsirës, disa nga prindërit i zbritën fëmijët për një aktivitet në ujë dhe ky është momenti kur pronari i restorantit Tim Richter, iu afrua tryezës së tyre.
“Ai kishte faturën në dorë dhe po na tregonte tarifën shtesë që duhet të paguanim,” kujton Landmann. “Në fillim mendova se do të na bënte komplimente, por ai na kërkoi për të paguar faturën prej 50 dollarë. Kur kërkova shpjegim, pronari tha se fëmijët kishin bërë shumë zhurmë,” vijon Landmann.
“Ishte alarmante,” shton ajo, ndërsa kishin kërkuar shpjegime me email për faturën ekstra. Punonjësit e restorantit u shprehën se kjo ishte një politikë që ndiqej prej vitesh dhe se ata donin thjesht një ambient të qetë dhe komod për çdo klient të tyrin.
Në media, ende nuk thuhet nëse familja e ka paguar faturën ekstra apo jo, por ngjarja ka ngjallur komente në rrjetet sociale.
“Gruaja ime po tundte foshnjën (që ta vinte në gjumë) dhe menaxheri i këtij restoranti i tha asaj që nuk ta bënte këtë veprim në një restorant luksoz,” shkroi një person.
Të tjerë mendojnë që kjo është një masë e mirë disiplinimi, pasi ka shumë prindër që i lënë fëmijët të lirë të bëjnë çfarë të duan në restorante, duke i sjellë kështu bezdi klientëve të tjerë që janë duke drekuar apo darkuar.