Gazetarja Iva Tiço duket se ditët ende të ngrohta të këtij fillim nëntori ia ka kushtuar një udhëtimi në Paris. Të gjithë e dimë se Parisi mbetet destinacioni i preferuar në çdo stinë, por sidomos në vjeshtë. Kjo, për shkak të temperaturave ideale për të vizituar këtë qytet, për pamjen magjike të parqeve gjigante të Parisit si dhe për ngjyrat e bukura që përfshijnë vitrinat e këtij qyteti.
Vitrina me rroba, sende, zbukurime të Vitit të Ri dhe çdo gjë që do të na duhet gjatë muajit nëntor-dhjetor. Epo dihet, se kur ecën nëpër rrugicat e Parisit gjithçka në atmosferë të flet për të mirat e jetës. Një vizitë në kafen historike de Flore dhe më pas drejt e në muzetë e Parisit magjik. Iva Tiço njihet për stilin e saj të rafinuar të jetesës, e kush më mirë se ajo mund të shijojë veçantinë e Parisit.
Të gjitha këto gazetarja Tiço po i shijon, duke na dhuruar kënaqësi dhe pamje të mrekullueshme nga Parisi këto ditë. Kur sheh InstaStory-n e Ivës, të lind dëshira të kesh një jetë po aq të qetë, të mbushur me pozitivitet dhe motivim që të bësh gjërat që të pëlqejnë më shumë./Hej.al