Dukesha e Cambridge-it dhe princi William kanë nisur një turne në Skoci dhe ditët e tyre kanë qenë të ngjeshura me takime në nivel mbretëror, veshje të lezetshme fshati, mbledhje bamirësie etj. Në një nga takimet në një shkollë fillore, Kate u kap disi në befasi kur një fëmijë e pyeti: “Kush je ti?”.
Përgjigjja që dukesha i dha fëmijës, ndoshta nuk ishte ajo që pritej: “Kush jam unë? Unë jam e martuar me William,” tha ajo ndërsa tregoi me gisht princin. “Më pëlqen shumë shkolla juaj. E di? Ishte shumë bukur që ju takova të gjithëve,” e mbylli ajo fjalën e saj.
“Ajo nuk përpiqet kurrë ta ngrejë në piedestal bashkëshortin e saj,” tha pak kohë më parë, biografja e familjeve mbretërore dhe gazetarja, Penny Junor. Ata shihen si një dyshe shumë e dashur në familjen mbretërore.
“Unë mendoj se Kate është paksa si princi Philip që mbështet mbretëreshën. Ajo nuk e zbeh Williamin në rolet publike, por ka ende shumë për të thënë vetë,” vazhdoi gazetarja.
Një burim tjetër shtoi se Kate “është lloji i gruas që do të marrë përsipër gjithçka që i nevojitet. Nëse i duhet të shkojë deri në pikën kulmore të gjërave, ajo e bën dhe gjithmonë e ka bërë. Ajo dhe William janë një ekip i mrekullueshëm”.
Por shpesh është princi William ai që e lejon Kate të shkëlqejë sidomos kur bëhet fjalë për ngjarje të rëndësishme, kryesisht evente bamirësie./Hej.al