Në emisionin “Jetë Shqiptare” është trajtuar tema e përdorimit të vitaminave dhe barnave pa recetë. Ish-drejtori i qendrës së Barnave, Besnik Jakaj u shpreh se vitaminat dhe suplementet shkaktojnë dëm në organizëm nëse nuk merren me rekomandimin e mjekut.
Ai u shpreh se duhen bërë kontrolle periodike për të parë ekuilibrin biokimik dhe në bazë të analizave, mjeku jep rekomandimet përkatëse për përdorimin, mënyrën e përdorimit dhe kohëzgjatjen e vitaminave e suplementeve ushqimore.
“Për shkak të panikut global që solli COVID dhe në kushtet e panikut, shpërndarja e informacioneve vinte nga të gjitha burimet. Paniku të bën të gabosh. Ka përdorim të suplementeve ushqimore në mënyrë të shtuar.
Organizmi i njeriut është i tëri në ndërveprim, feedback negativ. Ne vetë rregullohemi nga imuniteti jonë. Njerëzit nga mungesa e informacionit dhe mendojnë se mund ti zgjidhin problemet duke përdorur vitaminat. Jetojmë në marketing botëror.
Ne shohim reklama të mrekullive që shërojnë kockat, që shërojnë probleme.
Moshat pediatrike kanë nevojë për vitamina të ndryshme për forcimin kockor, në moshat e treta për mbajtjen sa më gjatë.
Si zgjidhet kjo? Edhe vitaminat edhe shtesat ushqimore duhet të merren nën rekomandimin e mjekut. Duhen bërë kontrolle periodike për të parë ekuilibrin biokimik.
Në bazë të analizave të pacientit, mjeku jep kohëzgjatjen dhe mënyrën e përdorimit. Përdorimi i tepërt i vitaminave nuk ndikon pozitivisht.
Sjell mbingarkesë në organizëm të kësaj vitamine. Organizmi rregullohet vetë përmes pastrimit. Kalon në ngarkesë në organet përgjegjëse për eliminimin e lëndëve të tepërta dhe toksike sikurse janë veshkat dhe mëlçia. Mënyra më e mirë për të ruajtur organizmin tonë është mirëushqyerja, marrja e vitaminave përmes protokolleve ushqimore për organizëm të shëndetshëm”, u shpreh ai.
Gazetarja Deada Hykaj deklaroi se aktualisht ka një tendencë të qytetarëve për vetëmjekim. Ajo u shpreh se ka një rritje 4-shifrore të përdorimit të vitaminave dhe suplementeve.
“Kjo është një tematikë dhe që e bëjmë në mënyrë ciklike. Viti 2020 ishte viti i fundit i raportimit por me shifrat e larta. Ka pasur një import të këtyre suplementeve në rritje 4-shifrore.
Janë disa komponentë që janë bërë bashke për të sjellë këtë gjë, plakja e popullsisë, ndërgjegjësimi për një shëndet më të mirë mundësia për të hulumtuar më tepër dhe aksesi në atë informacion ka qenë më i lartë.
Çfarë kemi vënë re ne, është aspekti jetik. Në rast se një person vendos të marrë suplemente, mund ta bëjë lehtësisht këtë gjë. Mekanizmat për të sugjeruar apo frenuar duhet diskutuar. Tendenca është që e marrin përsipër vetëmjekimin”, tha Hykaj.
Nutricionistja Brikena Xhixha u shpreh se përdorimi i vitaminave pa kriter, pa rekomandimin e mjekut, sjell toksicitet në organin e mëlçisë. Ajo u shpreh se vitaminat janë të tretshme në ujë dhe në vaj, e të fundit, sikurse theksoi ajo, depozitohen në trup dhe i mban masa dhjamore.
“Kriteri është gjithmonë njësi matëse. Nëse gjëja është pa kriter, bëjnë ngarkesat e veta. Në raste të veçanta apo të analizuar rekomandojmë marrjen e vitaminave.
Vitamina D duke kaluar dozën ditore mbajtëse, bën toksictet në organin e mëlçisë. Rekomandohet të bëhet analizë e më pas jepet doza.
Vitaminat janë të tretshme në ujë dhe të tretshme në vaj. Këto të fundit depozitohen në trup dhe i mban masa dhjamore, çfarë depozitohet do bëjë ndesh me shëndetit tonë”, tha ajo.