Arjan Konomi pranoi se “kanë ndodhur disa ndryshime” në portretin e tij. I ftuar te “Rudina”, ai u shfaq me një pamje ndryshe nga çfarë ishim mësuar ta shihnim kohëve të fundit gjatë udhëtimeve nëpër botë.
“Po, kanë ndodhur disa ndryshime. Është folur shumë dhe mua më vjen për të qeshur dhe kënaqem edhe me komentet. Ne shqiptarët shquhemi për të bërë komente edhe pikante, edhe ngacmuese, edhe provokuese, edhe ironizuese. Një fantazi që duhet të vijë nga folklori popullor i dikurshëm që e kemi patur shumë të pasur dhe tani është transformuar në këto komente. Më vjen për të qeshur ndonjëherë dhe qesh duke i lexuar, por nuk merrem me gjëra të vogla ndërkohë që…” u shpreh ai, para se të ndërpritej nga Rudina Magjistari, e cila i tha duke qeshur:
“Tani, [na trego] çfarë ke bërë, po lëri këto.”
“Kam bërë flokët në radhë të parë. Jam me flokët e vëna të miat, për herë të parë pas një jete dhe shpëtova. Se vetëm qerosët më kuptojnë se çfarë do të thotë për meshkujt [të mos kenë flokë],” u përgjigj ai.
Rudina e ndërpreu sërish për të shtuar: “Vetëm flokët ke bërë? Asgjë nuk ke prekur këtej [drejtuar fytyrës] fare?”
Konomi qeshi, një mënyrë kjo për të pohuar ndërhyrjet në fytyrë. “Po duket, duket,” shtoi Magjistari më pas.