Me siguri, nëse nuk do ta përmendnim në titull, nuk do e kuptoje se supermodelja e fushatës më të re të Alexander Wang është Naomi Campbell.
Ajo ka pozuar nudo, e mbuluar me gjemba metalike dhe me modelin e flokëve mullet dhe i ka mahnitur njerëzit.
Në një tjetër foto, pozon topless, me një palë xhinse dhe çantë të zezë, sërish e mbuluar në pjesën e sipërme me gjemba dhe sigurisht, duket super cool dhe trasgresive.
Sipas një deklarate për shtyp të markës, fushata e re për vitin 2024 “eksploron dhe sfidon idenë e transformimit përmes grave të fuqishme alfa, si Naomi”.
Njerëzit e adhuruan look-un e saj duke komentuar: “Fantastike! Na jep më shumë, ku janë fotot e tjera?”; “Askush s’e bën si ajo”; “53 vjeç? Ku?!”, komentoi dikush tjetër.
Të gjithë na kanë lexuar mendjen dhe mezi presim fotot e tjera!/hej.al