Këngëtari i njohur Ledri Vula së fundi ka publikuar këngën e tij më të re “Paranormal”, në rreshtat e së cilës flet edhe për ish-partneren Sara Hoxha dhe Dafina Zeqirin.
Në videoklipin e këngës, në një moment artosti shihet i veshur me të zeza, ndërsa Sara nuk e ka lënë me kaq.
Teksa postoi në InstaStory një foto e veshur me të zeza, influencerja ka “thumbuar” hapur ish-partnerin duke thënë që e zeza nuk është ngjyra e mërzisë, por poetike.
“E zeza nuk është mërzitshme, është poetike”, ka shkruar Sara krahas fotos.
Ndonëse prej kohësh në rrjet qarkulluan lajme se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, megjithëse ishte menaxheri i këngëtarit që tregoi se Ledri dhe Sara janë ndarë. Pas konfirmimit të lajmit së fundi influencerja së bashku me vajzën e tyre, Poem Blu janë larguar nga Shqipëria./Hej.al