Vdekja e foshnjës së sapolindur në Tiranë, pas braktisjes së nënës në bodrumin e një pallati, tronditi opinionin publik.
Psikologia Orjola Rakipi në një lidhje Skype në emisionin “Jetë Shqiptare’, ka deklaruar se kjo ngjarje është një traumë kolektive.
Ajo u shpreh se asnjë lloj gjendje mentale nuk e justifikon braktisjen e fëmijës.
“Kjo ngjarje trondit, është traumë kolektive. Ajo asnjë lloj gjendje mentale nuk e justifikon braktisjen e fëmijës. Ndërhyrja duhet të jetë shumë e prekshme që të ndërgjegjësojmë këta njerëz për të parandaluar këto lloj ngjarjesh të rënda.
Unë gjykoj që kemi të bëjmë me një individ që nuk ka pasur aftësi psikologjike për të reaguar, për të bërë diçka ndryshe për veten e saj dhe për fëmijën që ka humbur jetën”, u shpreh mes lotësh psikologia Rakipi.
Psikologia u shpreh se faktorët që mund ta kenë çuar 30-vjeçaren të braktisë foshnjën e saj mund të jenë të shumtë, por sipas saj, asnjë faktor nuk e justifikon atë vepër penale.
“Faktori ekonomik, një marrëdhënie mes partnerin apo ish-partnerin mund të jenë faktorët, por asnjë faktor nuk justifikon këtë veprim, këtë vepër penale.
Është ngjarje e pajustifikueshme,. Ky rast duhet hetuar. Në shoqërinë tonë ka vetëm reagime sociale, por jo me fushata dhe të ngremë zërin në instanca për të parandaluar këto lloj ngjarjesh.
Ndjej keqardhje shumë të madhe”, tha Rakipi.