Ka tre njerëz në planet që mund të udhëtojnë pa pasaportë. Me vdekjen e saj, Mbretëresha Elizabeth jo vetëm që la kurorën në duart e djalit të saj të madh, por edhe një liri të veçantë udhëtimi. Mbreti Charles nuk ka nevojë për një pasaportë britanike për udhëtimet e tij jashtë vendit. Në vend të një pasaporte, Mbreti Charles përdor një dokument zyrtar që mban stemën mbretërore.
Të gjithë anëtarët e tjerë të familjes mbretërore britanike janë pajisur me pasaporta. Dy personat e tjerë janë Perandori Naruhito dhe gruaja e tij, Perandoresha Masako e Japonisë, e cila ka pasaportën më të fuqishme në botë këtë vit pasi qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në mbi 190 destinacione./hej.al