Gjatë ditës tonë shohim vazhdimisht numra dhe disa prej tyre tërheqin vëmendjen tonë, veçanërisht nëse kemi një lidhje të caktuar me to, siç është për shembull data e lindjes. Mund t’ju ketë ndodhur të kapni orën 12:12 çdo ditë ose kur jeni në trafik ju dalin thuajse përherë targat 444 para syve. Gjithsesi, edhe më e veçantë se kaq është data e lindjes. A ka një arsye pse ju shfaqet në çdo vend dhe vazhdimisht?
Po ka, por është më shpirtërore nga ç’mendoni ju!
Sipas ekspertëve çdo gjë që na shfaqet para syve në përditshmërinë tonë është një lloj energjie që duhet deshifruar. Numerologjia njihet për energjinë vibrante që mban kur përkthehet në simbole dhe interpretime të ndryshme. Kur një numër e shohim në mënyrë frekuente, do të thotë se mesazhi po përpiqet shumë të mbërrijë tek ju. Kur shihni datën e lindjes kudo, merreni si një konfirmim nga universi. Bota përreth jush po i përgjigjet energjisë suaj me një shenjë pozitive dhe aprovuese. Në të njëjtën kohë, universi po të thotë që duhet të ndalosh së ngarkuari kaq shumë veten. Duaje dhe kujdesu më shumë.
Nëse e shihni në mënyrë konstante, është një lloj rikujtese që po të thotë se gjithçka po ndodh për ju, nuk po ju ndodh juve.
Gjithsesi, ekspertë të ndryshëm të numerologjisë i japin shpjegime të ndryshme. Sipas tyre, varet edhe nga situata në të cilën ndodheni për momentin. Nëse jeni në një periudhë të jetës ku ndiheni i ngecur apo i humbur- është një shenjë që duhet të merrni kohën e duhur për të reflektuar se në ç’pikë të jetës ndodheni dhe cili është qëllimi apo dëshira që doni të realizoni.
Të tjerë thonë se duke parë vazhdimisht datën tuaj, tregon se jeni “në sezon përmbushës”. Kjo mund të përkojë me cilindo nga aspektet e jetës suaj nga dashuria, shoqëria e deri tek karriera.
Sido që të jetë konteksti, besojini intuitës suaj./Hej.al