Sado e çuditshme që tingëllon të kombinosh dashurinë me paratë, çështjet financiare të një çifti ndikojnë thelbësisht në jetëgjatësinë e tyre. Kjo është arsyeja pse një CEO, Sallie Kraëcheck, në një video që ajo publikoi së fundmi në Ellevest, një platformë financiare për gratë, u fokusua në rolin që luan menaxhimi i financave në martesën tonë.
Siç këshillon ajo: “Bëni çfarë të mundeni me një llogari të përbashkët dhe si i ndani shpenzimet, por mbani kursime dhe investime të ndara. Kjo është këshilla numër një që një e divorcuar ose e ve do t’u jepte grave të tjera, në 98% të rasteve. Sidomos gratë në marrëdhënie heteroseksuale. Ne jetojmë mesatarisht 6-8 vjet më shumë se burrat. Rreth 80% e grave vdesin beqare. Dhe nëse ia dorëzojmë financat tona, kur ato të na kthehen përfundimisht, 74% prej nesh i pret një surprizë e pakëndshme./hej.al