Diana vdes në sezonin e fundit të The Crown, por kjo nuk do të thotë se ajo largohet. Kaq jetike është bërë Princesha e Uellsit për dramën e Netflix, saqë shfaqja nuk mund të vazhdojë pa të: ajo shfaqet si një lloj fantazme. Sezoni i gjashtë i dramës mbretërore përshkruan ngjarjet e fundit të viteve 1990, duke përfshirë marrëdhënien e Princeshës Diana me Dodi Fayed dhe vdekjen e saj.
Në të gjithashtu flitet edhe për pasojat e vdekjes së saj ku ‘fantazma Diana’ i shfaqet Princit Charles dhe Mbretëreshës.
Nuk ka asgjë që nuk dimë për vdekjen e Princeshës dhe reagimin e familjes mbretërore ndaj saj, gjë që e lë Morganin të kërkojë diçka për të mbushur episodet. Ndoshta ai është i tëri pa ide, pasi ka trajtuar të njëjtën periudhë kohore në filmin e tij të vitit 2006, Mbretëresha. Por diçka ka shkuar keq, sepse në aspektin kreativ spektakli ka dështuar.
“Seriali filloi të humbë shkëlqimin në sezonin e tretë, humbi plotësisht ekuilibrin gjatë dy episodeve të tjera dhe tani po bie në humnerë”, shkruan Lucy Mangan.
Ajo shtoi se pavarësisht kësaj, performanca e kastit, është brilante.
Anita Singh e The Telegraph i bëri jehonë Guardian, duke shkruar se “xhevahiri i Netflix godet në një qorrsokak” pasi sezoni i ri “është i përhumbur nga fantazma e çuditshme e Princeshës Diana”.
Singh kritikon gjithashtu skenën e përplasjes së makinës, duke shkruar:
“Kaosi i ditës së fundit të Dianës dhe Dodit në Paris është trajtuar, por nuk ka skena brenda tunelit Pont d’Alma: ne kemi kaluar nga zhurma e përplasjes së makinës te zilja e telefonit në Balmoral. I gjithë dialogu në të cilin dikush jep lajmin për vdekjen e Dianës është dubluar; buzët e tyre lëvizin në heshtje dhe ne fokusohemi te reagimet.”
Sezoni i ri mbulon furinë mediatike rreth marrëdhënies së Dianës dhe Dodit (Khalid Abdalla), e cila kulmoi me ndjekjen e paparacëve që shkaktoi përplasjen e makinës me të cilën ishin të dy në një tunel në Paris. Të dy vdiqën më 31 gusht 1997.
Seriali gjithashtu portretizon ngjarjet e menjëhershme pas aksidentit fatal me makinë, duke përfshirë reagimet dhe përgjigjet nga Mbretëresha dhe Al Fayed dhe Princi William.
Duke folur në Festivalin TV Edinburgh në fillim të këtij viti, producentët thanë se tema e vdekjes së Dianës është trajtuar “me ndjeshmëri”.
Megjithatë, Judy Berman e revistës Time shkroi se sezoni i ri është çuditërisht i guximshëm pasi po shfrytëzon misterin e ditëve të fundit të Dianës si dhe, për fat të keq, jetën e saj të përtejme.
Rishikimi me tre yje i Financial Times thotë se këto skena janë “treguese të një serie pa frymëzim./hej.al