Këtë të shtunë të ftuara në Livingroom nga Brunilda Lahe në Vizion Plus ishin Eneida Xhelili gazetare, Mirela Tema Andoni blogere ushqimi dhe Hyrida Basha nutricioniste për të folur rresth ushqimit që familjet shqiptare hanë për mëngjes.
Gazetarja Xhelili u shpreh se ka disa ushqime që janë të njohura në familjet shqiptare për vaktin e mëngjesit, kryesisht të menduara nga gjyshet në të kaluarën dhe që tani i përkasin traditës.
Blogerja e njohur e ushqimit Mirela Andoni u shpreh se trahanaja ka qenë një ushqim i përgatitur në të gjitha shtëpitë shqiptare.
Por sipas të ftuarave ka një element që nuk munfon asnjëherë, që është mielli dhe brumi i përgatitur me të. Sipas tyre kuleçët, petullat dhe pitet nuk mungojnë në tryezat shqiptare për mëngjes kudo që të ndodhesh nga jugu në veri.
Nutricionistja Basha u shpreh se kosi me boronica dhe drithëra është një hyrje e re dhe një mënyrë për ta nisur mëngjesin me pak kalori. /hej.al