Ju jeni duke fjetur dhe papritur zgjoheni nga një zhurmë e pazakontë që vjen nga brenda shtëpisë tuaj. Mendja juaj shkon menjëherë te skenari më i keq, duke supozuar se dikush ka hyrë në shtëpinë tuaj ose po përpiqet të hyjë. Përpara se të kaloni në panik, duhet të përpiqeni të gjeni një shpjegim logjik për këto zhurma – dhe na besoni, ka goxha.
Bright Side dëshiron t’ju qetësojë dhe të propozojë 7 arsye pse në shtëpinë tuaj, mund të ketë zhurma të ndryshme gjatë natës.
Druri, metali dhe betoni zgjerohen bazuar në ndryshimet e temperaturës.
Temperatura në shtëpinë tuaj ndryshon shumë gjatë natës në krahasim me pjesën tjetër të ditës. Nivelet e lagështisë ndryshojnë dhe druri, metali dhe betoni reagojnë ndaj këtij ndryshimi duke u zgjeruar. Për shembull, nëse një sipërfaqe prej druri mbahet e ngrohtë gjatë ditës, por ftohet gjatë natës, është e natyrshme që ajo të ndikohet. Kjo është arsyeja pse mund të lëshojë zhurma të pazakonta që mjaftojnë për t’ju shkaktuar “atak në zemër” natën vonë.
Sistemi i tubacioneve, mund të ketë nevojë për rregullim
Ka disa zhurma të ndryshme që tubat tuaja mund të bëjnë gjatë ditës, veçanërisht gjatë natës. Mund të tingëllojë si përplasje apo fishkëllimë apo edhe gumëzhimë, por nuk është një fantazmë që e shkakton problemin. Mund të keni probleme me rrjedhën e ujit ose probleme me kullimin. Gjithashtu, shumë shtëpi shpesh kanë tubacione të lirshme që sjellin rrjedhjen e ujit në lavaman dhe ato kanë nevojë rikonstruktim.
Një shtëpi e re bën zhurmë
Nëse sapo jeni transferuar në një shtëpi krejt të re dhe ju dëgjoni zhurma si kërcitje çdo natë, mos u shqetësoni. Të gjitha këto zhurma janë vetëm reagimi i ndërtesës ndaj ndryshimeve të temperaturës. Kjo për shkak se shtëpitë e reja janë ende shumë të lagështa nga të gjitha materialet që janë përdorur për ndërtimin e tyre. Pra, kur fillojnë të thahen, ato zgjerohen, dhe për këtë arsye, janë shumë të zhurmshme.
Mund të keni minj
Minjtë kanë aftësinë për t’u riprodhuar në një numër të madh, dhe muret e shtëpisë tuaj janë ideale për këtë. Nëse keni vënë re vrima të vogla në bazamentet ose muret, atëherë me siguri po ruani shumë prej tyre. Ajo që duhet të bëni është t’i joshni nga vendi i tyre i fshehur me ushqim.
Ju duhet të gjeni zonat ku ata kanë lënë jashtëqitjet e tyre dhe të vendosni kurthe të ndryshme me djathë ose gjalpë kikiriku. Kur të ndjehen të uritur, ata do të dalin dhe ndoshta do të hanë karremin tuaj.
Ulluqet tuaja të çatisë përdoren nga brejtësit për të hyrë në shtëpinë tuaj.
Brejtësit si minjtë mund të bllokojnë ulluqet tuaja dhe të mbushin oborrin e shtëpisë me ujë. Ata gjithashtu mund të përdorin ulluqet si një vend për t’u fshehur derisa të mund të hyjnë në shtëpinë tuaj nga çatia. Grumbulli i gjetheve që mund të mbeten në ulluqet tuaja është një ndihmë e shkëlqyer për brejtësit për të arritur qëllimin e tyre. Kjo është arsyeja pse mbajtja e tyre e pastër është hapi i parë për të mbajtur larg brejtësit e bezdisshëm.
Një zgjidhje tjetër do të ishte vendosja e një rrjete në tubin e poshtëm në mënyrë që asgjë të mos mund të ngjitet në çatinë tuaj./Hej.al