Kërkimet shkencore kanë vërtetuar se këngët e Krishtlindjeve kanë efekte negative në trurin e njeriut, duke shkaktuar një humbje të përqendrimit. Sipas një studimi, përdorimi i kësaj lloj muzike në qendrat tregtare përmirëson shitjet, duke inkurajuar klientët të bëjnë më shumë blerje. Megjithatë, ky efekt nuk do të shkaktohej nga të gjitha meloditë, por vetëm nga ato më të ngadalta, të cilat do t’i ndihmonin blerësit të ngadalësonin ritmin e veprimeve të tyre dhe për rrjedhojë të qëndronin shumë më gjatë brenda dyqanit.
Këngët e Krishtlindjeve në veçanti, vepron drejtpërdrejt mbi emocionet, duke kapërcyer racionalitetin tonë dhe duke shkaktuar stres, veçanërisht nëse luhet me volum të lartë. Megjithëse atmosfera e Krishtlindjeve është magjepsëse, rezistimi ndaj tundimit për t’u zhytur shumë shpejt në euforinë e këngëve të Krishtlindjeve mund të jetë zgjedhja më e mençur Gjatë sezonit të festave, shpesh ka presion social për të qenë të lumtur, për të marrë pjesë në ngjarje dhe për të dhënë dhurata domethënëse./hej.al