Arkitektja Saimira Arapi prezantoi këtë të shtunën në Livingroom në VizionPlus, projektin e një apartamenti elegant të arreduar me ngjyrat e natyrës.
“Siç e shihni ngjyra që mbizotëron në apartament dhe sidomos në livingroom është ngjyra e gjelbër, e pëlqyer edhe nga të zotët e shtëpisë. Tavanet janë menduar si ndriçues, edhe si tavan gipsi, duke të krijuar idenë e hapësirës.
Në parket është përfshirë detaji i materialit të drurit. është një material që kombinohet estetikisht bukur në arredim. Edhe tavolina me karriget janë realizuar enkas si model për t’u përshtatur me drurin. Materiali i këndit është funksional dhe lehtësisht i pastrueshëm.
Ngjyra e bardhë mbizotëron dhe qëndron gjithmonë edhe në ndryshimin e tendencave të arredimit.
Zona e gatimit ishte pjesa më e vështirë, pasi aty duhen ndërthurur disa elemente. Pjesa e vinotekës është ajo që i bashkangjitet kuzhinës. Po ashtu është edhe materiali i drurit që i bashkangjitet.”,shpjegoi arkitektja.