Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit lidhet me rritjen e ashpërsimit të sëmundjeve mendore, thuhet në një studim.
Për të diskutuar mbi këtë temë në një lidhje drejtpërdrejtë në Skype me emisionin “Jetë Shqiptare” foli mjekja psikiatre dhe shefe e Qendrës Komunitare të Shëndetit mendor në Korçë Nikolina Bode.
Ajo u shpreh se ndotja e ajrit sipas studimeve ndikon në të gjitha organet duke shkaktuar stres dhe ankth.
“Ndotja lidhet me sëmundshmërinë si ato kronike dhe ato mendore. Lidhur me toksinat që gjenden në ajër dhe hyjnë nëpërmjet gjakut dhe përshkojnë të gjitha organet edhe në tru kanë efektet e tyre receptorial duke prishur mekanizmat apo balancën në lidhje me neotransmetuesit që ndikojnë në nivelin e stresit dhe prishen mekanizmat antioksidues dhe nga studimet flitet që nga këto lëndë japin dhe procese inflamatore në organe ku ekspozimi nga tij bën që të ketë probleme jo vetëm me zhvillimin fetal ku dyshohet se ndikojnë në autizëm por ndikojnë edhe në zhvillimin intelektual dhe aftësive konjektive. Këto dëmtime lidhen dhe me depresioni, ankthin dhe psikozat e formave të ndryshme”, tha Nikolina Bode./hej.al