Aktivistja Zhaklin Lekatari është shprehur mbi rastin e vdekjes së 41-vjeçares Bedrie Loka në Durrës, e cila u vetëhelmua me fotoksinë. Lekatari tha se dhuna në shoqërinë Shqiptare është normalizuar, por gjithashtu ajo u shpreh se ishte çuditur nga fjala e vëllezërve të saj, të cilët e dinin që e reja dhunohej prej 23 vitesh dhe nuk bënë asgjë për ta ndihmuar.
“E vrau mentaliteti, e vrau mosdija, e vrau dhuna, dhuna virtuale, emocionale, spikologjike, shtrëngimi që ka ndjerë prej kohësh. Mentaliteti është ai i një shoqërie patriarkale kolektiviste. Kjo duket edhe nga deklarata e nuses, që thotë se unë jam nuse, bijë kapedanësh dhe nuk mund të turpërojë familjen time.
Ajo që më shqetëson mua është edhe deklarata e vëllait është dhuna që vëllai i vetë ka përdorur edhe në kërkesën për ndihmë. Këta 4 vllezër duke e ditur që motra e tyre prej 23 vitesh dhunohej, mund të bënin diçka të vogël për të ndihmuar motrën e tyre.
Dhuna është normalizuar dhe ne kur komunikojmë me njëri tjetrin bisedojmë dhunshëm. Pra nuk është Tik Tok shkaku i dhunës. Kështu që ne jemi ata që e vramë Bedrie Lokën”, tha Lekatari./hej.al