Ka disa gjëra në jetë që një mashkulli mund t’ja mësojë vetëm babai, si për shembull si të lidhësh kravatën.
Rob Kenney, i cili u braktis nga babai i tij kur ishte adoleshent, po përpiqet për fëmijët pa baba duke u mësuar atyre gjëra që do të kishin mësuar nga baballarët e tyre.
I vetëshpalluri “babai i internetit” tani ngarkon video në kanalin e tij në YouTube, “Babi, si ta bëj?” rreth aftësive të thjeshta të jetës, si lidhja e kravatës, puna e artizanëve brenda shtëpisë dhe ndarja e mësimeve të jetës.
“Unë do të bëj çmos për të ofruar përmbajtje të dobishme dhe praktike për shumë detyra themelore që të gjithë duhet të dinë t’i bëjnë,” shkroi ai në përshkrimin për kanalin./hej.al