Psikiatri Neli Demi i ftuar në Shqip foli për rastet e vetëvrasjeve të fundit në Shqipëri. Psikiatri tregoi institucionet ku mund të kërkohet ndihmë në rast se një person ka mendime vetëvrasjeje. Megjithatë duhet të shtohen burimet ku të kërkohet ndihmë, thotë zoti Deli se nuk janë të mjaftueshme. Ka shumë probleme të shëndetit mendor, por ka pak psikiatër dhe institucione që të trajtojnë këto probleme.
“Ka burime ku mund të kërkohet ndihme. Nuk janë të mjaftueshme. Ekziston një database me shërbime të shëndetit mendor në të gjithë territorin. Unë si psikiatër jap një pjesë të ndërhyrjes. Por të folur të vetëvrasje jo domosdoshmërish përcakton një risk të lartë, përcakton mundësinë që një individ ndihet nën presion dhe e konsideron vetëvrasjen si rrugëdalje. Por në komunikim e sipër punohet për të ventiluar këtë presion, për të krijuar rrugëdalje te tjera. Sigurisht në disa situata kur unë e ndiej rrezikun e vërtetë të vetevrasjes, e konsideroj një urgjencë psikiatrike dhe e adresoj në një pavijon psikiatrik. Sfida për shëndetin mendor është e madhe dhe ndonjëherë krijon një rezistencë. Ekziston stigma për të folur për shëndetin mendor. Jo nga vetë personi, por nga familjarët. Kanë turp të flasin. Kjo është pjesa subjektive e vështirësisë për të shkuar në një institucion psikiatrik. Pjesa objektive ka të bëjë me kushtet, që ofrohen në këtë institucion, që nuk janë të përshtatshme dhe ideale për të trajtuar këta pacientë.”, tha ndër të tjera psikiatri./dritare.net