Kollë, temperaturë dhe pafuqi janë simptomat e një gripi që po i prek të mëdhenj e të vegjël ditët e fundit. Mjekja Silva Bino, shefe e Shëndetit Publik ka sqaron në një video situatën në të cilën ndodhemi.
“Jemi në një sezon tipik dimri ashtu si gjithë rajoni europian që ka vënë re rritje të virozave respiratory këto dy javët e fundit. Kjo, shkaktuar nga virusi i gripit që dominion në të gjitha ekzaminimet që janë bërë”, thotë Silva Bino. Dr. Silva Bino sugjeron për personat mbi 60 vjeç dhe të sëmurët kronikë vaksinimin, i cili do të ofrohet falas./hej.al