A e dini se një në katër gra ka marrë nga mjekët receta me ilaçe antidepresive për simptomat e menopauzës?
Francezët e quajnë “malaise”, një trishtim që të përfshin ngadalë dhe befas të rëndon në kraharor. Gjëja e trishtueshme është se shumë gra i pranojnë këto ndjenja duke menduar se e kanë nga mosha dhe dorëzohen. Ngjet pak me dhimbjet që durojmë teks mosha kalon, sepse mendojmë:“Duhet të mësohemi me to, po plakemi”. Na vjen keq por jo!. Dokrra! Nuk duhet ta duroni depresionin për shkak të moshës. Duhet të flasim për këto ndjenja dhe duhet ti mbështesim gratëqë i përjetojnë. Duhet t’ju japim ndihmën e duhur. Nëse nuk e bëjmë jeta e tyre do të jetë në rrezik.
E dini se gratë mes moshës 45-54 vjeçe kanë shkallën më të lartë të vetvrasjeve nga çdo grupmoshë femërore?. Për çdo 100 000 gra të kësaj grupmoshë 7 vrasin veten.
Kjo është më shumë se dyfishi i shkallës së vetvrasjeve te vajzat e moshes 15-19 vjeçe. Në grupmoshën nga 65-69 vjeçe, kjo shifër bie në 3.7 për 100 000 gra.
Këto janë statistika të frikshme. Nëse humori i keq dhe depresioni janë hormonale, trajtimi kryesor për këtë është terapia e zëvendësimit të hormoneve. Edhe pse është kështu, ilaçet antidepresive vazhdojnë t’u jepen grave që kanë simptomat e menopauzës; depresion, ankth dhe luhajte humori.
Një studim i bërë në vitin 20021 me 5 000 gra në menopauzë dhe paramenopauzë zbuloi se 1 në 4 gra merrte ilaçe antidepresive me recetë nga mjeku.
Megjithatë udhëzimet e Institutit për Shendetin dhe Kujdesin e Ekselencës për menopauzën janë shumë të qarta. Simptomat e menopauzës duhet të trajtohen fillimisht me terapinë e zevendësimit të hormoneve, jo me ilaçe antidepresive
Ekziston rreziku që, nëse një grua me probleme hormonale trajtohet me ilaçe antidepresive dhe ato nuk funksionojnë ajo ndihet e frikësuar dhe konfuze. Pastaj u japin një ilaç më të fortë, apo një ilaç që nuk ka efekt. Gratë mendojnë” Nëse pilulat nuk po funksionojnë çfarë problemi kam?
Nëse dhe ju, si unë, keni lindur në vitet ‘1960 apo më herët ndoshta do ta kujtoni se në vitet’60 kishte një pandemi të amvisave që merrnin valium, me recetën e mjekut, për ankthin,pagjumësinë ose streset e jetës moderne. Nga fundi i viteve ’60 dhe fillimi i viteve ‘80 valiumi ishte ilaçi më i rekomanduar. Gratë në paramenopauzë dhe menopauzë kërkonin ndihmë, por në vend të ndihmës u jepej një medikament që të zhdukeshin nga jeta dhe të mbështilleshin me batanie. Hej.aL
LEXO EDHE: MENOPAUZA/Mjegullimi i trurit ose, e thënë ndryshe: ”E thashë një herë këtë”.