Është e vështirë t’i shpjegosh dikujt që nuk po kalon menopauzën se ç’do të thotë mjegullim i trurit. Kur jemi në mesin e të 40 tave, në fillim të tyre apo në fund të të 30-tave kemi jetuar një pjesë të mirë të jetës. Ndonjëherë kemi fëmijë të vegjël, ndonjëherë kemi karierrën, ndonjëherë jemi anëtar të shoqërisë që ndihmojmë në bamirësi. Nuk ka shumë rëndësi, por kur arrijmë në këtë moshë në përgjithësei kemi jetuar. Jemi anëtarë produktivë dhe të vlefshëm të shoqërisë. Jemi të besueshëm dhe kur na kërkohet të bëjmë diçka. Paraqitemi në kohë. Për mua mjegullimi i trurit ishte i tmerrshëm, sepse unë jam “zonja e listave”. Jam shumë e organizuar dhe bëj shumë punë njëkohësisht. Pastaj, krejt papritur, nuk shkova në darkën që kisha lënë me një mikeshë. E kisha harruar fare. Kisha harruar ta shkruaja edhe në axhendë. Pastaj ajo më mori në telefon të më pyeste ku isha. Ndoshta dhe ma ka kujtuar atë mëngjes dhe i kisha thënë: “ Shihemi sonte”, po ja që e harrova sa mbylla telefonin. Ky është mjegullimi i trurit.
Nëse jeni i afërm i dikujt që vuan nga mjegullimi i trurit duhet ta dini se nuk është faji i tyre, por i hormoneve.Ndoshta mund t’i shikoni dhe t’u thoni: ”Vërtet nuk të kujtohet se ç’të thash në këtë mëngjes?”. Sinqerisht, nuk e mbajmë mend. Ja si e luftoj këtë stres; përpiqem të vendos shumë rregull. Tani që harroj shumë evenimente shkruaj gjithçka. Mbaj shumë shënime në celular, të cilat më ndihmojnë të kujtoj gjërat që mund ti harroj. Shkruaj në celular disa ditë para datëlindjen e dikujt që normalisht do ta kujtoja me lehtësi çdo vit. Mundohem ta mbaj jetën relativisht të rregullt. Ngrihem, rregulloj shtratin, sistemoj shtëpinë, sepse mendoj që kur e kam shtëpinë të rregullt, ndihem më e qetë. Këto janë gjëra të vogla që më ndihmojnë.
Një mëngjes isha e ndaluar në makinë dhe po shikoja barin në oborrin e dikujt e po mendoja: ”Si quhet ajo toka e madhe me ato gjërat e gjelbra? Nuk quhet barishtore”. Nuk më kujtohej fjala dhe po mendoja: ”Po kur ka shumë…” Po mendohesha, por nuk më vinte në mend asgjë. Truri im ishte bosh. Mendova: “Kjo është e frikshme!”. Nuk e di se ç’është. Pas gjashtë orësh u kujtova: ”Lëndinë”! Kjo ishte fjala që kërkoja!. Kushdo që po e lexon këtë dhe ka kaluar diçka të tillë, i them të mos shqetësohet.Kjo na ndodh të gjithave dhe mund të bëni shumë gjëra për të ndihmuar veten. Mjegullimi i trurit është një term për të gjitha ato simptoma që kanë lidhje me kujtesën, si; harresa, gjetja e fjalëve, zvarritja ndërsa përpiqeni të gjeni fjalën e duhur ose ajo ndjesia se ju ka ngecur truri në marshin e parë. (….Vazhdon në Hej.al)
Lexo edhe: Doktor, Doktor! Nuk kam depresion, jam në menopauzë.