Rënia në rrjetet sociale e Chiara Ferragni nuk ndalet. Sipas të dhënave të Inbeat, 11 milionë nga ndjekësit e ndikuesit janë llogari false ose joaktive.
Pikërisht një muaj pas shpërthimit të çështjes Ferragni, influencuesja vazhdon të jetë në shënjestër të akuzave. Blogeria prej javësh ka humbur mbështetjen në rrjetet sociale. Chiara Ferragni u mbështet në një ekip ekspertësh – avokatë dhe specialistë të reputacionit në internet – për të rehabilituar imazhin e saj pas skandalit të bamirësisë. Për të përkeqësuar situatën del një tjetër statistikë që do të rrëzonte botën e artë të Ferragni-t. Sipas të dhënave të Inbeat.co, 11 milionë ndjekës të saj janë fals ose inaktiv.
Nga gjithsej 29 milionë ndjekës, vetëm 17.7 milionë janë përdorues të vërtetë, ndërsa 11.9 milionë (41%) janë përdorues joaktivë apo edhe të rremë. Krejt ndryshe situata e Fedez, i cili nuk rezulton të ketë profile false apo joaktive mes 14.8 milionë ndjekësve të tij. Hej.al