Jori, ish-banorja e “BBV”, së fundmi është rikthyer në mediat rozë, pasi ndjekësit kanë komentuar sikur Heidi i ka kopjuar, fustanin.
Jori ka reaguar për këtë në llogarinë e saj të Instagramit duke thënë se: “Pse të gjithë më shkruani që më kopjoi? Nuk e kam shpikur unë këtë fustan. Vishuni si të doni e mos e vrisni fare. Gjithsesi me pëlqen shumë Heidi edhe si i ri fustani”.
Heidi Baci, ka marrë pjesë dhe në “Granda Fratello” në Itali, ku u tërhoq nga gara pasi babai i saj reagoi i pakënaqur me sjelljet e saj.
Të dyja vajzat janë rritur në Itali. Në një vend ku të kopjosh fustanin nuk është xhelozi dhe madhe as zili. Jori ka zgjedhur ta mbështes Heidin dhe madje e ka injoruar faktin, se janë veshur të dyja me të njëjtin fustan. Jori ka treguar se bota e vogël e Big Brotherit ku konkurentët mërziten se: “ti më fole keq”, “nuk më the mirëmëngjes”, “Ngrite zërin”, “më pe shtremër” etj nuk i përket asaj. Të rritesh në një vend evropian e të jesh pjesë e showbizz-it atje do të thotë të dish të jesh autentik edhe kur vesh të njëjtin fustan. Nuk është hera e parë që konkurentët të cilët janë rritur jashtë ambientit shqiptar të sjellin në big brother një mentalitet tjetër. Larg të qenit pjesë e bisedave të ngushta dhe fitoreve të vogla, të cilat nisin dhe përfundojnë tek një fustan. Hej.al