Ti komunikosh fëmijëve ndarjen nga jeta të një anëtari të familjes është një nga pikpyetjet dhe momentet më të vështira që mund të përballet një fëmijë.
E ftuar mëngjesin e sotëm në 7pa5 në Vizion Plus, psikologia Arela Çarku u shpreh se ky moment është i vështirë, pasi edhe vetë prindërit janë në dhimbje.
“Mendojmë se fëmija mund të shokohet, mund të trembet, ka mënyra të ndryshme për ta zbutur se dikush ka ikur nga kjo jetë. Por mund të shkaktojë frikë.
Nëse fëmijëve i thua që iku nuk do ta shohësh më. Bëhet kujdes mos provokohen ndjenja faji. 2-5 vjeç fëmija mendon se bëri gabim dhe është faji i tij.
Fëmijët i kuptojnë të gjitha. Nuk kemi pse përdorim terma iku, humbi duhet të mësoj termin ‘vdekje’. Sa më të qartë të jemi aq më mirë është fëmija. Sa më të sinqertë sot, aq më pak drama të shpresës së rikthimit. Duhet t’ja shpjegoj qartasi çfarë do të thotë vdekje, që dmth ta bëjë të kuptojë që nuk do vi më, por mund ta mbajmë gjallë në një mënyrë tjetër“, shprehet psikolgia.
Çarku thotë se duhet të kemi kujdes mos të kemi tendnencën të krijohen besime deluzive.
Një mënyrë për ta bërë të ndihet më mirë është të fillojë të shkruaj nëse është një fëmijë që e ka të vështirë të shprehet.Ka forma të ndryshme që fëmija të shkarkojë.
Ndër të tjera, psikologia theksoi se fëmija ka të drejtë të përshëndetet për herë të fundit me personin që ka ndërruar jetë.
“Kur fëmija dëshmon vetë ndarjen nga jeta, viktimën, një gjys një gjyshe, ose prindin. Me fëmijën duhet të punohet në moment, por është e vështirë kur është një i afërm. Përfshihen në vrullin e ritualeve të vdekjes edhe e lenë fëmijën të qajnë. Ndodh një lloj shtypje e ndjenjave që ata mos e kuptojnë dhimbjen. Por fëmija ngec në procesin e zisë, por vite më vonë nuk e kuptojnë shkakun e ankthit, tensioni, axhetimi i vazhduar”.
Psikologia rendit disa stade të procesit të zisë:
-Mohimi, nuk e pranon dot, ndjeja revolte faji
-Shpresa kërkimi, mos ndoshta nuk është e vërtetë
-Gjendja depresive, malli i vazhdueshëm
Si të silleni:
“Fëmija kërkon atë përqafimin e fortë, t’i japësh shansin të qajë, të shpërthejë, të të shohë edhe ty duke qarë. T’i jepni kohë vetes për tu qetësuar.Fëmija duhet ta dëgjoj lajmin nga njeriu më i sigurt, më i afërt. Nga figura kujdestareprimare ata kanë përgjegjësi t’i tregojnë vërtetësinë. Nuk mund t’ja deligojmë mësueses. Prindërit nuk duhet të jenë të frikësuar të flasin me fëmijët e tyre. Prandaj në psikoterapi shkojmë thellë në fëmijëri, sepse aty janë bazat”, përfundon psikologia./vizionplus.tv