Nga Artan Fuga
Ka vdekur vërtetë heroi ynë kombëtar, i vetmi, Skënderbeu, në 17 janar 1468?
Mundet, nuk dyshoj se i kanë gjetur dokumentetet, por nisur nga kërkimet e mia anësore, kur punoja për romanin filozofik MURGU, botuar nga Botimet Papirus, më ka dalë diçka që më bën të dyshoj fort.
Pse? Sepse duhet sqaruar nëse 17 janari i vitit 1468, bie pas kaq shekujsh po më 17 janar të 2024.
Nëse dyshimet e mia vërtetohen atëhere ne kot më 17 janar festojmë qindvjetora të datëvdekjes të Gjergjit të Madh!
Në vitin 1582, Papa Gregori i XIII ndërmorri një reformë madhështore duke u mbështetur në shkencëtarët, astronomët, më të mëdhenj të kohës së tij, si Clavius, etj. Ata kishin kuptuar se viti kalendarik nuk ishte 365 ditë fiks, çka numurimi i viteve në shekuj kishte krijuar një shkëputjeje mes gjendjes reale astronomike dhe numurimit njerëzor.
Kështu pas datës 4 tetor 1582, e nesërmja u quajt 15 tetor. Pra kalendari eci përpara 10 ditë. Me një fjalë “ora” e botës u rikurdis edhe njëherë.
Atëhere kjo më ka çuar të mendoj se po të ishim në kohën e Gjergjit të Madh, sot do të ishim 7 janar, jo 17. Pra qindvjetorët do të duhet t’i përkujtojmë 10 ditë më pas.
Por, është një çështje që duhet ta sqarojnë astronomët, etj., përndryshe për të gjitha ngjarjet përpara vitit 1582 ne jemi me dhjetë ditë zhvendosje kur është fjala për përkujtimin e tyre.
Gjithsesi! /hej.al