Nga Malvina Tare
Sot shënon dita e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu dhe si e tillë më së paku i takojnë dy fjalë, në shenjë nderimi dhe respekti që na fali një identitet dhe që ka lënë gjurmë si në Lindje dhe në Perëndim, mes dy perandorive më të fuqishme të kohës së tij.
Më së paku na takon ta kujtojmë me vete dhe t’ju themi fëmijëve dy fjalë për këtë Hero që nderon emrin shqiptar.
Me ndryshimin e ritmit të botës, ka ndryshuar edhe jeta jonë, edhe hapi me të cilin jetojmë dhe kujtojmë ngjarjet. Por, në gjithë informacionet, mesazhet, fotot, publikimet duhet të kujdesemi të lexojmë dy rreshta për atë se çfarë kemi qenë.
Disa shtete në botë kanë sheshe me emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeu si Tirana në Shqipëri, Prishtina në Kosovë, Zyrihu në Zvicër, Parisi në Francë, Roma në Itali, Çikago në SHBA, Shkupi në Maqedoni dhe në vende të tjera.
Monumentin e Skënderbeut mbi kalë në qendër të Romës e zbuloi Benito Musolini më 27 tetor 1940, një vit e gjysmë pas pushtimit që Italia i bëri Shqipërisë.
Skënderbeu ka qenë jo më pak se 1.92 i gjatë. Ndërkohë i ati ishte trupshkurtër, e kjo tregohet edhe nga shprehja që përdorte Skënderbeu, ‘nga i vogli, lind edhe i madhi’.”
Gjoni, djali i vetëm i Skënderbeut u largua në Napoli pas vdekjes së Skënderbeut bashkë me të ëmën. Ai mori titullin Dukë dhe kont. U martua me Irena Brankoviç Peleologlu, pasardhësja e fundit e familje perandorake Bizantine dhe patën shumë fëmijë.
Ishte vetëm Gjoni, djali i vetëm, i cili lindi në vitin 1454, pra dy vjet pasi u martua. Pastaj kur vdiq Skënderbeu dhe ishte rreziku i pushtimit turk, Donika iku së bashku me 20 gra që kishin mbetur te veja. Shkoi nga Puglia dhe më pas në Spanjë, ku ka vdekur në Barcelonë, si zonjë nderi e mbretëreshës së Spanjës.
Historia e një heroi që shkon përtej principatës së tij të vogël, fama që shkon përtej luftës dhe punës për pavarësi dhe identitet.
Prandaj sot gjej vetëm 2 minuta kohë dhe largohu nga marramendja e rrjeteve sociale.
Lexo dy fjalë për Skënderbeun, motivohu nga një gjeni i lashtësisë dhe zbulo më shumë për veten e për bashkëkombësit./ hej.al