Jemi pothuajse të sigurt se të tërë keni në shtëpitë tuaja kruajtëset e veshëve, të cilat i përdorni për ti futur në brendësi të veshit me qëllim heqjen e dyllit. Jo!. E keni gabim. Mjekët nuk jua këshillojnë. Nëse përjetoni simptoma të grumbullimit të dyllit të veshit, përdorni një zgjidhje të lëngshme, asnjëherë një objekt. Dylli i veshit zakonisht del nga kanali vetë pa pasur nevojën të bëni asgjë. Përpjekja për të pastruar fizikisht pjesën e brendshme të kanalit të veshit mund të çojë në telashe të tilla, si infeksioni ose humbja e dëgjimit. Shenjat që ju keni dyll në vesh përfshijnë: dhimbjen e veshit, ndjenjën sikur veshët tuaj janë të bllokuar, dëgjimin e mbytur dhe tringëllimë në veshë—një tingull kërcitës.
Më poshtë disa mënyra se si të pastroni dyllin e veshit pa futur objekte të dëmshme brenda tyre. Disa pika Peroksid mund të largojnë në mënyrë të sigurt një grumbull dylli nga veshët tuaj; Një alternativë tjetër është të shtoni pesë ose 10 pika vaj (mineral)në vesh. Shtrihuni në krah për rreth 10 minuta në mënyrë që vaji të lirojë dyllin dhe më pas fshijeni veshin me një pecetë ose peshqir.
Përdorni një shiringë duke e ndriçuar kanalin e veshit me një dritë celulari dhe thithni butësisht dyllin e zbutur pasi ta lini produktin të ulet. Duhet të jeni tw durueshëm. Mund të duhen pesë ditë me pika dy herë në ditë, që dylli të bëhet shumë i butë dhe gati për të dalë.
Metodat e pastrimit të veshëve që duhen shmangur
Përdorimi i një shtupë pambuku për të hequr dyllin e veshit nuk rekomandohet dhe shpesh mund të rezultojë mjaft e dëmshme.Kur shtupat e pambukut hyjnë në kanalin e veshit, ato shpesh e shtyjnë dyllin më tej brenda, duke e bërë problemin edhe më keq. Nëse shtupa e pambukut shkon shumë larg, mund të dëmtojë daullen e veshit dhe kockat e vogla të dëgjimit brenda veshit të mesëm, duke çuar në humbje të dëgjimit.
Megjithatë, skenari më i keq është ai që do t’ju bëjë të hiqni dorw nga shtupa e pambukut pwrgjithmonw.Maja e pambukut mund të bjerë dhe të mbërthehet në kanalin e veshit, duke çuar në bllokim të dëgjimit ose infeksione. Kjo mund të çojë në operacion.