Buka e zezë ose buka e thekrës janë veçanërisht të përdorura nga njerëzit që kujdesen për shëndetin dhe mënyrën e të ushqyerit. Për fat të keq jo në pak raste buka që pretendohet të jetë e zezë, nuk është vërtetë e tillë por i shtojnë ngjyrues dhe shtesa të tjera për të marrë ngjyrën. Ekzistojnë disa mënyra për të ngjyrosur bukën përveç ngjyruesve. kafe, kakao, verë të kuqe etj janë element që japin në brum efektin e bukës së zezë.
Buka e thekrës duhet të përmbajë minimumi 30% miell thekre. Në bukën e thekrës, cilësia e glutenit është e dobët (gjë e cila të shëndosh), në rast pjekje buka e thekrës do të pësojë plasaritje (çarje), në këtë mënyrë do ta kuptoni se është me të vërtetë bukë thekre.
Ja disa mënyra për të dalluar nëse buka e zezë është e ngjyrosur:
Vini një copë buke të zezë në ujë. Liheni 10 minuta. Nëse buka zbardhet dhe uji merr ngjyrë kafe, atëherë buka është e ngjyrosur.
Buka e zezë është më kompakte dhe ka më shumë lagështi se buka e bardhë.
Buka e zezë nuk duhet të jetë elastike si buka e bardhë.
Buka nga mielli i zi i ka poret me të thella dhe është më e vogël në vëllim.
Buka e zezë ka erë më të fortë se buka e bardhë. E.L.Hej.al