Policia e Shtetit ka publikuar një mesazh që është dërguar në telefonat e përdoruesve të iPhone.
Nga monitorimi i vazhdueshëm i hapësirave virtuale, në rrjete sociale specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, kanë konstatuar se në mënyrë të përsëritur, kryesisht përdoruesve që përdorin pajisje komunikimi “Apple”, u dërgohen me iMessage, mesazhe nga adresa ndryshme iCloud. Personave marrës të këtyre mesazheve, iu premtohen të ardhura të konsiderueshme në valuta të huaja, duke pasur si kriter vetëm përdorimin e aparatit të tyre celular, dhe personat e interesuar i ftojnë të komunikojnë nëpërmjet aplikacionit “Telegram”.