Bora Ferri, vajza e aktorit të njohur Xhevdet Ferri, e ftuar në emisionin Livingroom nga Brunilda Lahe në VizionPlus, mes të tjerash tregoi se babai i saj si artist, është cilësuar edhe si “shkatërrimtar i teatrit”.
“Edhe sot nuk e kam kuptuar pse është quajtur i tillë. Megjithatë e di idenë se për çfarë është folur dhe kanë qenë kundër asaj që mendonte babai im në atë periudhë për teatrin. Ai thoshte se teatri duhet të reformohej dhe ata artistë që jepnin për teatrin duhet edhe të paguheshin 3 apo 4-fish më shumë për atë që ata prodhonin. E ndërsa të tjerë persona që nuk jepnin asgjë nga vetja për teatrin duhet të paguheshin për aq sa jepnin. Por, kjo u prit keq sepse kjo reforme do prishte shumë ekuilibra që ishin ngritur dhe krijuar me vite, duke i nxjerrë shumë njerëz nga zona e konfortit. Po ashtu teatri nuk ishte në kushte teknike për të ekzistuar në atë strukturë, por për këtë komuniteti teatror i doli kundër në atë kohë. E megjithatë, ja ku jemi sot.”,u shpreh ajo. /hej.al