Në emisionin e dashurisë Për’puthen mesa duket ka ndodhur ajo që prisnin të gjithë. Gerti dhe Saide kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë duke u deklaruar zyrtarisht si çifti i parë i këtij edicioni.
Ky gjest mes çiftit është pëlqyer dhe pritur mjaftë mirë në studio aq sa opinionistja Aulona Musta ka shkëmbyer një puthje në buzë me moderatoren e programit Megi Pojani.
Ndërkohë që kjo nuk është puthja e parë për Megi Pojanin në një skenë. Në spektaklin “Dancing With The Stars”, Megi Pojani kërceu me motrën e Jurgenit, Lorin. Moderatorja dhe balerina kërcyen një tango argjentinase shumë sensuale, ndërsa mbyllën koreografinë, më një puthje në buzë.